Enes Ibrahimi: Turqit janë “për” Maqedoni evropiane


Në kuadër të fushatës për referendumin, Partia e Lëvizjes së Turqve (PLT) mbajti miting në Radovish, ku para pjesëmarrësve folën Ibrahimi dhe nënkryetari i LSDM-së Bllagoj Boçvarski.

Ibrahimi tha se turqit në Maqedoni në të gjitha momentet historike ishin konstruktiv, duke bërë hapa të drejtë për shtetin.

Ibrahimi nuk dyshon se të njejtën do ta bëjnë edhe me 30 shtator, pasi që ky është drejtimi i vetëm për një ardhmëri të ndritshme në eurointegrime. Sipas Ibrahimit anëtarësimi në NATO dhe BE do të ndikon dukshëm në përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të Maqedonisë, dhe qytetarët do të gëzojnë të drejta të barabarta dhe mundësi si të gjithë evropianët, përcjell Portalb.mk.

Karavani i Partisë turke do të vazhdojë në tërë Maqedoninë dhe në mënyrë aktive do ta informojë popullin turk në Maqedoni për rëndësinë e 30 shtatorit, duke thirrur që në mënyrë masovike të marrin pjesë në referendum.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Baby Boo