Ëndrra që nuk u plotësua në vendlindje, u realizua në Zvicër! Dy doktorët nga Tetova


Ka 7 vite që ka migruar nga Tetova në Konstancë të Gjermanisë. Sikur për secilin, edhe  për mantelbardhin nga Tetova, fillimi ishte i vështirë. Doktor Demiri erdhi si specializant i ortopedisë duke gjetur punë në Dortmund në një klinikë që merret me trajtimin e dëmtimeve ortopedike sportive. Klinikë me renome në Gjermani.

Gjuhën gjermane e kishte mësuar qysh i ri, në moshën 18 vjeçare. Ai e kishte mësuar gjermanishten kur kishte qëndruar në Bon të Gjermanisë, duke ëndërruar që një ditë t`i kthehet sërish Evropës.

Fillimisht iu njoh diploma pasi kishte kaluar të gjitha provimet shtetërore në mjekësinë gjermane.

Madje, gjatë punës në Gjermani kishte përfunduar edhe një specializim në kirurgji ortopedike dhe traumatologji ortopedike. Ai tashmë ka të përfunduar edhe specializimin si mjek i ordinancës së përgjithshme dhe si mjek i urgjencës.

– I lumtur që do t`u ofrojë shërbim mjekësor cilësor bashaktdhetarëve

Së fundi, i joshur nga pagat më të mira në Zvicër, doktor Demiri ka vendosur t’i bashkohet ekipit të doktorit nga Tetova, dr. Semun Abdilit, në ordinancën e këtij të  fundit, në Oerlikon të Cyrihut.

Doktor Fatmir Demiri tashmë ka kompletuar gamën e të gjitha shërbimeve mjekësore në këtë ordinancë, përfshirë këtu madje edhe ndërhyrjet kirurgjikale ortopedike.

Këtë ëndërr nuk arriti ta realizojë në vendlindje por është i lumtur që këtë do ta bëjë në Zvicër.

“Gjuha në mjekësi është shumë e rëndësishme ngase shpesh mund të lindin keqkuptime ndërmjet mjekut dhe pacientit, të cilat mjaft shpesh përfundojnë me pasoja të rënda. Pacientët duhet të shërohen nga mjekët gjuhën e të cilëve ata e kuptojnë më së miri”, thotë doktori 45-vjeçar nga Tetova.

– Në Gjermani ka përfituar nga fjala e fundit e teknikave mjekësore

“Përfitova eksperiencë duke mësuar metodat më të fundit operative dhe të medikamenteve. Kemi shkëmbyer ide dhe mendime me mjekët në të gjithë botën se cilat medikament janë më pak të dëmshme për pacientët”.

Fatmir Demiiri vjen nga Tetova. Ai ka kryer Fakultetin e mjekësisë në Tiranë ndërsa njërin prej specializimeve e ka të kryer në Shkup. Doktori kishte punuar vetëm dy vite në spitalin e Tetovës dhe në Shkup, për të migruar më pas në Gjermani.

Baby Boo