Ëndrra për një jetë më të mirë po e zbraz Maqedoninë! Të rinjtë po ikin, më së shumti drejt Gjermanisë


Të rinjtë me të madhe po ja mësyjnë perëndimit me shpresën me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë. Trendi i viteve të fundit është rruga drejt Gjermanisë. Shumë të rijnë kanë ikur, por edhe shumë të tjerë po aplikojnë çdo muaj për të kapur një termin pune në Ambasadën Gjermane në Shkup. Vetëm nga Kërçova, në muajin shkurt në ambasadën gjermane kanë aplikuar mbi 400 persona, i njëjti numër varion edhe në muajin mars.

“Trendi i ikjes së të rinjve vazhdon të jetë shqetësues. Vetëm në muajin shkurt në ambasadën Gjermane kanë aplikuar 400 persona nga Kërçova. Këto janë të dhënat të cilat i ka mbledh TV21 nga agjencitë të cilat merren me aplikimet për viza duke mos përfshirë këtu numrin e personave të cilët kanë aplikuar individualisht. E njëjta situatë është edhe në muajin mars, ku numri është 350-400 të cilët kanë aplikuar vetëm përmes agjencive, edhe këtu duke mos përfshirë personat të cilët kanë aplikuar individualisht”, raporton gazetarja Salije Sadiku.

Profesori universitarë Dervish Alimi thotë se studentët kokën dhe mendjen e kanë nga perëndimi sepse sipas tij, këtu nuk shohin perspektivë. Ai thotë se e gjithë kjo ikje e të rinjve të diplomuar vjen si pasojë punësimeve në bazë partiake dhe jo në bazë profesionale.

“Kokën edhe mendjen e kanë andej, sepse nuk shohin perspektivë, sepse edhe kriteri i përzgjedhjes nuk është profesional, ka studentë që janë me mesatare 10 nuk gjejnë vend pune dëshpërohen dhe ikin. Nuk ka punësim në bazë të notës mesatare dhe përgatitjes shkollore”, Dervish Alimi, profesor Universitar-Analist.

Nuk ka të dhëna statistikore në Republikën e Maqedonisë së Veriut se sa persona e kanë lëshuar vendin gjatë vitit të kaluar, por informacionet jozyrtare flasin se në 20 vitet e fundit Maqedoninë kanë lëshuar mbi 450 mijë qytetarë për një jetë më të mirë në shtete e BE-së.

Baby Boo