“Ëndrra bëhet realitet, me një dorë debutoi si profesionist”


Një ëndërr e bërë realitet. Me një besim të madh në vetvete, Santiago Arroyave, që ka vetëm një dorë, javën e kaluar ka debutuar si profesionist në Kupën e Kolumbisë.

Ai ka shkruar historinë pasi ka lindur vetëm me një dorë. Por megjithëse kishte këtë defekt të madh, ai ka arritur kapërcimin tek ekipi i parë.

Pesë minuta para fundit, trajneri i tij Juan-Carlos Alvarez ka futur në fushë Santiago-n mes duartrokitjeve të të pranishëmve për skuadrën e Leones, që luan në Primera A.

Gjithsesi, ekipi i tij nuk arriti të përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Deportivo Pereira, por gjithsesi, ishte një fitore e madhe për 18-vjeçarin.

Që ka vetëm krahun e djathtë, nuk e shqetëson shumë. Në fund të fundit, futbolli nuk luhet me duar. Idhulli i tij është Ronaldinho.

Ndërkohë Santiago është kthyer në një yll sportiv. Në Instagram ai ka plot 100.000 tifozë dhe gati çdo ditë ai poston video tepër pozitive. Që prej vitit të kaluar ai është aktiv edhe në Youtube, aty ai ndan historinë e jetës së tij me komunitetin.

 

Baby Boo