Ende problemi i njëjtë tek autostrada Shkup Bllacë! Sqaron drejtori Rustemi!


Ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, sot ishte në Bllacë për të inspektuar nga afër punët ndërtimore rreth autostradës Shkup-Bllacë.

I pranishëm ishte edhe drejtori i N.P. Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, i cili para mediave, theksoi problemin me shpronësimin e pronave.

“Ne e kemi krye shpronësimin, por kemi disa pronar të parcelave që nuk janë pajtuar me çmimin e shpronësimit, dhe vazhdojnë proceset gjyqësore. Në momentin që do të përfundoj procesi gjyqësor, ne do të bëjmë shpronësimin në bazë të vendimit gjyqësorë”, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i N.P. Rrugët Shtetërore.

Baby Boo