Ende pa filluar zyrtarisht fushata, partitë në kërkim të votave në terren


Jo dy ditë, por disa javë para fillimit zyrtar të fushatës, partitë politike nuk kanë rreshtur së organizuari aktivitete për promovimin e ideve të tyre dhe sulmimin e kundërshtarit. LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në për aktivitete joligjore zgjedhore dhe paralajmëron kallzime.

“Dëshmi është fillimi i parakohshëm i fushatës nga VMRO-DPMNE-ja, bartësit e të cilës, kandidatët ëpr deputetë, gjatë fundjavës, publikisht shëprndanë, matrial partiak propagandist zgjedhor gjë që është në kundërshtim me ligjet dhe për të cilën do të dorëzojmë kallzime përkatëse nëpërmjet institucioneve”-pohoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Vetë partia e Zaevit, filloi aktivitetet zgjedhore të drejtuara bartësit e listave për deputetë që në fund të muajit maj, akoma pa u caktuar zgjedhjet. Aktivitete në terren, pothuajse në secilin qytet secilën ditë ka edhe VMRO-DPMNE-ja. Partia e Hristijan Mickoskit akuzon LSDM-në për fushatë pa program por me kërcënime duke pretenduar për sulme dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj funksionarëve të tyre Igor Durllovski, Rashela Mizrahi, Aleksandër Nikollovski.

“Në këto zgjedhje, nga LSDM-ja, opinioni nuk do të shohë program por bomba. Në këto zgjedhje, beteja e Zaevit do të jetë me frikë dhe gënjeshtra. Ekzekutorët nuk i dimë, por frymëzuesit po. Pas meje është frymëzimi për sulmin bombardues mbi objektin familjar të Vllado Misajllovskit”-theksoi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Aktivitetetet shumë kohë para fushatës i kanë filluar edhe partitë shqiptare. BDI-ja e cila pothuajse kurrë nuk organizon konferenca për media, tani del para tyre secilën ditë. ASH-ja dhe Alternativa po ashtu kanë pasur disa aktivitete të parakohshme. Shteti akoma nuk ka krijuar mekanizma për të kontrolluar aktivitetet partiake jashtë afatit zyrtar të fushatës./Alsat

Baby Boo