Ende nuk ka mjete për ndërtimin e shkollave në Reçicë dhe Sellcë


Banorët e Reçicës së Vogël dhe të fshatit Sellcë ende do të duhet të presin për ndërtimin e dy objekteve të reja shkollore për nxënësit e këtyre dy vendbanimeve të komunës së Tetovës pasiqë siç duket edhe me buxhetin e ri të Ministrisë së Arsimit dhe shkencës të Republikës së Maqedonisë nuk janë ndarë mjete për realizimin e këtyre dy projekteve të rëndësishme, realizimi i të cilave ishte premtuar edhe nga vet kryeministri Zoran Zaev, Kryetarja e Komunës së Tetovës si dhe ministra të ndryshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkëncës.


Së fundmi Ministri aktual i Arsimit dhe Shkëncës i Republikës së Maqedonisë Arbër Ademi nuk ka saktësuar nëse nga buxheti i ri i kësaj ministrie pritet që të ndahen mjete për ndërtimin e këtyre dy objekteve shkollore por tha se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritet komunale të komunës së Tetovës dhe me qeverinë e Republikës së Maqedonisë për të gjetur mjete, dhe edhe një herë premtoi se mjetet do të gjenden.

Ne me autoritetet lokale në komunën e Tetovës me kryetaren zonjën Arifi jemi në komunikim të vazhdueshëm për të gjetur mënyrat se si ti rumbullaksojmë e si të finalizohen ta quajmë ndërtimet e këtyre dy objekteve shkollore dhe në bazë të komunikimeve të cilat i kemi pasur edhe me zonjën Arifi dhe në bazë edhe të aktiviteteve tjera te veçanta që po ndërmeren edhe në kuadër të qeverisë së Republikës së Maqedonisë jemi në rrugë të mbarë për të gjetur mjete. Pra mjetet do të gjenden dhe pak e rëndësishme është se a do të gjenden në kuadër të buxhetit aktual të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës apo do të gjendet ndonjë model tjetër i financimit të ndërtimit të këtyre dy shkollave.

Përndryshe për më shumë se 18 vjet, objekti i shkollës fillore në fshatin Sellcë të Tetovës mbetet i papërfunduar. Punimet për ndërtimin e këtij objekti shkollor filluan në vitin 2000 dhe të njëjtat janë ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Për pasojë, rreth 350 nxënës të fshatit Sellcë, mësojnë në shkollën e vjetër 70 vjeçare, edhe ndërtimi i shkollës në Reçicë të Vogël ka mbetur vetëm një premtim dhe për pasojë janë me qindra nxënës të fshatit Reçicë e vogël, mësimin e ndjekin disa kilometra larg vendbanimit të tyre, në shkollën fillore Naim Frashëri në Tetovë. /Tv Koha/

Baby Boo