Ende nuk është gjetur 14-vjeçarja Vanja – policia do ta kërkojë edhe gjatë natës


14-vjeçarja Vanja Gjorçevska ende nuk është gjetur. Ministria e Brendshme është në kërkim intensiv të vajzës, ata kanë biseduar me disa persona dhe policia ka kontrolluar të gjitha kamerat në vendin ku mund të lëvizte vajza, por ende nuk ka asnjë shenjë të 14-vjeçares.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se po ndërmerren masa dhe aktivitete intensive për gjetjen e V.G. (14) pasi sot (27.11.2023) në ora 08:35 Z.G. nga Shkupi ka raportuar se dyshon se vajza e saj V.Gj. (14) është zhdukur. Për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personit menjëherë pas marrjes së kallëzimit, në nivel më të lartë janë përfshirë kapacitetet e plota të SVR Shkup, janë zhvilluar një sërë bisedash me persona të afërt me të miturën, janë kontrolluar kamerat etj. Hetimet vijojnë intensivisht gjatë natës. Apelojmë që të mos përhapet dezinformata dhe MPB do të informojë vazhdimisht opinionin deri në gjetjen e të miturit.

Baby Boo