EMV-ja shtetërore do të ofrojë çmim më të lartë për megavat orë


EMV-ja shtetërore do të ofrojë për pesë euro çmim më të lartë për megavat orë në tenderin e EVN Houm për furnizim me energji elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. EMV-ja siguron 100 për qind të nevojave për energji elektrike të amvisërive.

41 euro për megavat orë energji elektrike është çmimi që EMV-ja shtetërore do t’ia shesë EVN Home vitin e ardhshëm. Kjo është një rritje prej pesë eurosh në krahasim me çmimin që vlen deri më 31 dhjetor. Alsat mëson se këtë çmim qeveria e ka dakorduar në seancën e kaluar dhe do t’i nënshtrohet tenderit të ri të Furnizuesit Universal. Tani për tani, qeveria nuk e konfirmon zyrtarisht informacionin, me arsyetim se do të bëhet i ditur javën e ardhshme në tenderin e EVN Houm.

Obligimi ligjor i EMV-së për vitin e ardhshëm është që të sigurojë 60% të rrymës së nevojshme të EVN Houm, që është Furnizues universal i amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël. Por, që të evitohen goditje të reja të çmimeve, Qeveria vendosi edhe vitin tjetër 100% të rrymës së nevojshme të sigurohet nga kapaciteteve prodhuese vendore”.

Çmimin që do të duhet ta paguajnë qytetarët do ta njoftojë KRE pas të dhënave të përpunuara që do t’i marrë nga MEPSO për shpenzimet e tyre dhe mjetet e nevojshme për furnizim me rrymë. Çmimi i tenderit të EMV-së dhe shpenzimet e MEPSO-s kanë pjesëmarrje më të madhe në çmimin që do ta paguajnë qytetarët në vitin 2022. Në muajin e fundit, katër tenderë me radhë të EVN Houm dështuan për shkak se Qeveria nuk caktoi çmimin me të cilin do t’ia shesë rrymën Furnizuesit universal./Alsat/

Baby Boo