Emshiu: Rikonstruohet shkolla fillore e f.Kamjan, kushte më të mira për nxënësit


Nxënësit në shkollën fillore “Sabedin Bajrami” të fshatit Kamjan nga muaji Shtator do të mësojnë në kushte më të mira, sepse po punojmë në rekonstrumin e objektit aktual, shkruan Besnik Emshiu, kryetar i Bogovinës.

Sot kam qëndruar në Kamjan për të parë nga afër punimet që po bëhen në shkollën e fshatit.

Investimi bëhet në bashkëpunim me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë dhe përfshinë rekonstruimin e pamjes së jashtme, sanitarinë, renovim të kulmit, termoizolim dhe vendosje të pjesëve ndihmëse për persona me aftësi të kufizuar.

Projekte të ngjajshme nuk do të ndalojnë pasiqë do të vazhdojmë të punojmë dhe ofrojmë kushte më të mira për të gjithë nxënësit e komunës së Bogovinës.

Baby Boo