“Emri”, reagon presidenti Ivanov: Është joserioze çështja e emrit të zgjidhet përmes telefonit

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Zoran Zaevit, se refuzimi i marrëveshjes me Greqinë, do t’i kërcënoj perspektivat e vendit për hyrje në NATO dhe BE. Sipas Ivanovit kjo deklaratë e Zaevit paraqet tentim të dëshpëruar për manipulim të qytetarëve të Maqedonisë në prag të referendumit që do të mbahet.

Baby Boo

“Përcaktimet strategjike të Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO janë qartë të definuar dhe të pandryshueshme. Ruajtja e emrit kushtetues dhe gjetja e zgjidhjes e cila nuk do të shkaktoj ndryshime kushtetuese, në asnjë rast nuk është drejtuar kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO. Nënshkrimi i marrëveshjes ndërkombëtare duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë, dhe jo të shkaktoj ndryshimin e saj”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.

Në njoftim gjithashtu thuhet se zgjidhja e çështjes së emrit kërkon konsensus të gjerë nacional i cili nuk do të prek dinjitetin e popullit maqedonas dhe qytetarëve.

“Presidenti Ivanov edhe njëherë ka ritheksuar se është i nevojshëm konsensus i gjerë nacional për gjetjen e një zgjidhjeje që nuk do të cenoj dinjitetin e popullit maqedonas dhe qytetarëve.
Është joserioze dhe e papërgjegjshme që çështja e emrit, e cila është shumë e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë, të zgjidhjet përmes telefonit dhe me marrëveshje personale mes dy kryeministrave”, thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë.