Emrat e qeverisë Kurti II, kush është kryeparlamentari?


Disa media kanë arritur të sigurojnë shumicën e emrave të kabinetit të qeverisë së re, Kurti II. Nga burime të afërta dhe të sigurta me VV-në. Mësohet se ky pritet të jetë kabineti i ri:

Besnik Bislimi – zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave,
Arben Vitia – ministër i Shëndetësisë,
Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë,
Xhelal Sveçla – ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës,
Donika Gërvalla – ministre e Punëve të Jashtme,
Arbërie Nagavci – ministre e Arsimit e Shkencës,

Rozeta Hajdari – ministre e Tregtisë dhe Industrisë,
Hajrullah Çeku – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
Faton Peci – ministër i Bujqësisë,
Liburn Aliu – ministër i Ekonomisë dhe Ambientit.
Dy nga minoriteti serb dhe një nga minoritetet e tjera (Emilia Rexhepi do të jetë sërish ministrie).

Posti i kryetarit të Kuvendit do ti jepet deputetit Glauk Konjufca. Qeveria pritet që shumë shpejt të marrë dritë jeshile, ndërsa nuk dihet akoma se a do të sigurohen 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës.

Baby Boo