Emocionuese/ Ukrainasi që u shtyp nga tanku rus do që t’i bashkohet ushtrisë pas shërimit – VIDEO

Një burrë ukrainas, i cili është me fat që është gjallë, pasi një autoblindë e goditi veturën e tij në Kiev, më 25 shkurt, i ka falënderuar njerëzit që e shpëtuan, dhe ka thënë se do t’i bashkohet forcave të mbrojtjes territoriale të Ukrainës, sapo të aftësohet për të ecur përsëri.

Baby Boo

Ai duke komentuar rastin e tij thotë: “Për fat të mirë isha vetëm brenda. Po sikur të kishte fëmijë? Është e pamundur të imagjinosh se çfarë do të ndodhte“.

Ai shton se planet e tij pasi të largohet nga spitali, fillimisht janë të mësohet të ecë përsëri, e pasi të shërohet ai thotë që do t’iu bashkohet forcave ukrainase për çlirimin e vendit.