Emocionuese: 18 vjeçari tropojan kurseu 30 lekë çdo ditë për të blerë kostumin e maturës

Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve në Shqipëri tregon një histori emocionuese.

Baby Boo

Çumani rrëfen një ngjarje të ndodhur në qytetin e Tropojës, ku një djalë nga paratë që i jepnin prindërit për të blerë një byrek i ka mbledhur për ta blerë kostumin e mbrëmjes së maturës.

“Këto janë kursimet e një djali 18 vjeçar, banor i fshatit Shoshan me një bërthamë familjare prej 6 anëtarësh që jetojnë me ndihmë ekonomike me 56 mijë lek të vjetra në muaj. Çdo ditë familja i jep në shkollë 30 lek për të blerë një byrek, ndërsa ai i ka kursyer për të blerë kostumin e mbrëmjes së maturës”, ka shkruar Çumani në rrjetin social Facebook.

Çumani tregon se si shitësja kur e kuptoi gjendjen i tha maturantit, të zgjedhë çfarë t’i  pëlqejë pavarësisht se sa para i kishte me vete.

Këtë ngjarje e pashë e ulur në cep te një lokali afër një dyqani kostumesh për meshkuj në qytetin e B.Currit, shitësja vetëm për sakrificën e djalit i tha zgjedh çfarë të pëlqejë pavarësisht se sa para keni…u emocionova nga ky veprim ju afrova për t’i thënë je shembull për shumë të rinj. Ndoshta pak por dua të ndihmoj edhe unë për shpenzimet. Më tha unë jam i varfër ekonomikisht por jo në shpirt”, shkruan Çumani. /Telegrafi/