Emocionon Rita Ora, uron në shqip Distria Krasniqin për medaljen e artë


Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i është gëzuar fitores së Distrias.
Ajo ka thënë se Kosova la gjurmë në lojërat olimpike ‘Tokio 2020’ duke fituar medaljen e artë.

“Urime Distria Krasniqi, Kosova lë gjurmë në ‘Tokio 2020’, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, shkroi këngëtarja.
Distria Krasniqi pasi u stolis me medaljen e artë tha se fitoren ia dedikon Kosovës, trajnerit, ekipit dhe familjes së saj.
Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.

Baby Boo