Emmerson go*det Specialen: Po tentoni ta pengoni mbrojtjen, nuk keni askund prova kundër Kadri Veselit


Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë para Gjykatës Speciale se ata nuk kanë asnjë provë kundër Kadri Veselit dhe sipas avokatit janë 34 vende të ndryshme që përmendet ku janë kryer krimet dhe në asnjë vend nuk përmendet se ka qenë i pranishëm Veseli. Gjatë zhvillimit të seancës në kuadër të Speciales për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës (UÇK’së), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka deklaruar se kanë probleme me materialet që duhet të jepen nga prokuroria dhe se kjo gjë po u shkakton telashe në hetimin si mbrojtje.

“Unë pajtohem plotësisht me vështirësitë që tha z.Hooper dhe analizën specifike për problemet.Situata në përgjithësi është kështu, mënyra se si po bëhet nxjerrja e materialeve është mënyra më e padobishme e mundshme për mbrojtjen për ti lejuar asaj që të bëjë hetimet e veta. Është në mënyrë të paorganizuar, një sasi kaotike materialesh të cilat duhet të shihen në intensitet që të analizohen dhe të ri-kuptojmë se cfarë po thotë prokuroria dhe pastaj të bëjmë hetimet tona.S’dua të ketë asnjë keqkuptimi për këtë pengesë të jashtëzakonshme që na është krijuar nga mënyra se si po e bënë punën prokuroria.

Ka dy mënyra se si mund të lehtësojmë këtë, e para është që ata janë krejtësisht jo-kompetentë dhe është që kjo është e qëllimshme dhe këtë mund ta shikojmë edhe tek parashtrimi që bëri Prokuroria sot në mënyrës.Lidhjet me dëshmitarë asisoj nuk duhet të bëhen, e kuptojmë që duhet të mbrohen por pse na duhet neve të hetojmë çështjen e prokurorisë me shumë mundësi materialesh ku s’kanë bërë asnjë lloj dallimi kur na e kanë dhënë e të bëjmë ne shqyrtimin e tyre e të fillojmë hetimet tona. S’duhet të ketë asnjë keqkuptim , por kjo na pengon shumë në punën tonë por edhe në kohën kur do të fillojë gjyqi”, tha Emmerson.

Gjithashtu ai shtoi se duhet lexuar çdo material në mënyrë që të kuptohet se çfarë lloj çështjes po ngrihen nga prokuroria.

https://www.facebook.com/gazetametro.net/videos/229141432196556

Baby Boo