Emisari i BE’së kushtëzon Kosovën: Ose formoni “Zajednicën”, ose …


Emisari special i BE-së për dialogun, sllovaku Miroslav Lajcak i cili njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, po dëshiron formimin e “Zajednicës” në Kosovë. Lajcak në Prishtinë, nga selia e BE’së në Prishtinë ka thënë se Kosova duhet ta themelon Asociacionin e Komunave Serbe, ani pse Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim se ajo është antikushtetuesja.

Sllovaku Lajcak thotë se nuk do të ketë marrëveshje të Serbisë pa themeluar Kosova Asociacionin e Komunave Serbe në vend. “Në të gjitha takimet partnerët e mi shprehën përkrahje për dialogun dhe konfirmuan se Kosova do t’i respektojë të gjitha zotimet përfshirë edhe themelimin Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Lajcak, transmeton Gazeta Metro.

“Nëse nuk ka marrëveshje nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve. Dhe nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin. Kosova e ka marrë përsipër zotimin e ka nënshkruar. Asociacioni është pjesë e procesit është pjesë e dialogut. Ne nuk kërkojmë të rihapim tekstin por duam vetëm të implemetojnë atë që e kanë nënshkruar. Nuk e kam takuar asnjë partner gjatë këtyre tri ditëve që ka ndonjë problem me këtë çështje”, tha Lajcak. Emisari i BE’së, po thotë se pavarësisht ndjeshmërisë së temës BE’ja dëshiron zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka çështje të lehta në procesin tonë, dhe ne pajtohemi që t’i diskutojmë ato, siç është çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë, dhe kjo është marrë me emocione në Kosovë, dhe unë e kuptoj shqetësimin. Kosova ka bërë zotim me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015 dhe duhet të tregojë konsistencë për këto zotime. Dialogu duhet t’i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura” tha Lajcak. Kujtojmë se Lajcak ishte kundërshatr i pavarësisë së Kosovës dhe është mik i afërt me anëtarin i Presidencës Serbe në Bosnjë e Hercegovine, Milorad Dodik.

Baby Boo