EMIGRANTI SHQIPTAR SHPIK APLIKACIONIN FALAS QË NDIHMON TË HUAJT, JEHONË NE MEDIAT ITALIANE


Një tjetër histori suksesi e shqiptarëve të cilët kanë emigruar jashtë vite më parë por me shumë mund e sakrificë ia kanë dalë të ndërtojnë të ardhmen e tyre e t’u vijnë në ndihmë edhe të tjerëve

I tillë është rasti i Ermir Lushnjarit, 35 vjeçarit nga Fieri i cili prej vitit 2011 ka marrë shtetësinë italiane dhe tanimë punon si jurist në gjykatën e Verbanisë.

Ermiri po bën bujë në media për faktin se ka shpikur një aplikacion falas i quajtur “Çaj mali” i cili i vjen në ndihmë të huajve të aplikojnë për shtetësinë italiane.

“Ai e bëri dhe tani buzëqesh, i turpshëm dhe krenar, duke menduar për historinë e tij. Një udhëtim i gjatë në të cilit ai fitoi përvojën që tani e vë në dispozicion për qytetarë të tjerë që aspirojnë të bëhen italianë, shkruan prestigjozja  “La Stampa”.

“Në Itali Ermiri arriti me anije, në mënyrë ilegale. Në vitet ’90 Shqipëria arriti në grahmat e një krize të rëndë socio-ekonomike, ishte shumë e ndërlikuar, ndaj dhe atij ju desh të shkelte në kufijtë e Italisë në mënyrë të parregullt. Pasi mbërriti në Itali ai luftoi për të marrë nënshtetësinë dhe u diplomua.

Më pas ai u bë i famshëm për krijimin e  aplikacionit “Çaj Mali” i cili është një instrument ndihmë, për të marrë nënshtetësinë italiane”, shkruan më tej gazeta.

“Përmes këtij Aplikacioni u bëj thirrje atyre që kanë pak kohë, për tu kujdesur  për procedurën e aplikimit për shtetësi italiane”, thotë Ermiri  i cili është Lushnjari është i bindurse ka bërë më të mirën me këtë aplikacion dhe është munduar të japë kontributin e tij.

LINKU ORIGJINALhttp://www.lastampa.it/2018/08/03/verbania/verbania-dopo-la-laurea-in-legge-inventa-lapp-che-aiuta-altri-stranieri-a-richiedere-la-cittadinanza-jRv0Yk8jNnQ4Hma1DhJ6mJ/pagina.html

Baby Boo