Emigrantët që duan të shkojnë në Greqi kalojnë lumin Maritsa duke notuar


Një numër i madh i emigrantëve të parregullt në qytetin Edirne të Turqisë kaluan në anën e Greqisë me gomone dhe duke notuar në lumin Maritsa.

Mijëra emigrantë të parregullt që janë mbledhur në Edirne për të kaluar në Evropë vazhdojnë përpjekjet e tyre për të kaluar me not, me gomone ose me varkë prej druri nga shumë pika në fshatrat kufitare.

Policia dhe ushtarët grekë u përpoqën t’i ndalojnë emigrantët që kaluan përtej lumit Maritsa duke hapur zjarr në ajër, duke iu bërtitur dhe duke i ndjekur.

Ndërsa emigrantët e parregullt pasi panë ushtarët grekë u fshehën në kallamishtet pranë bregut të lumit, raporton Anadolu.

Në vijën kufitare ku për emigrantët e parregullt bëhen njoftime përmes altoparlantëve në gjuhë të ndryshme, përfshirë gjuhën turke, arabe, angleze, është vërejtur se disa emigrantë kanë vendosur litar në bregun përballë.

Grupet e emigrantëve vazhduan pritjen duke u përpjekur të kalojnë në Evropë nëpërmjet litarit të vendosur.

Emigrantët e parregullt që shkojnë nëpër fshatrat kufitare me taksi ose fugon që i marrin me qira, duket se ata kanë marrë edhe disa sende me vete.

Ndërsa disa grupe kanë theksuar se janë në pritje të natës për të kaluar në anën tjetër.

Baby Boo