Emigrantët mbyten në brigjet e Tunizisë


Të paktën 35 emigrantë kanë humbur jetën kur anija e tyre u fundos pranë bregut tunizian, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Në deklaratë thuhet se rojet bregdetare kanë shpëtuar 68 emigrantë nga Deti Mesdhe, duke përfshirë qytetarët tunizianë dhe shtatë të huaj, gjatë misionit që u nis mbrëmë.

Ministria tha se anija mbante rreth 180 emigrantë nga Tunizia dhe vende të tjera afrikane.

Anija u mbyt në afërsi të ishullit Kerken, në bregun lindor të Tunizisë.

Në muajt e fundit, Tunizia ka qenë një nga pikat kryesore për emigrantët që synojnë të mbërrijnë në Evropë, duke ikur nga varfëria dhe konflikti në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Baby Boo