Elvis Naçi i blen shtëpi të re 14-vjeçarit të varfër, i siguron edhe pension 500 euro në muaj


Historia e trishtë e Mariglenit, 14-vjeçarit nga Gramshi, preku zemrat e gjithë shqiptarëve.

Babai e braktisi Mariglenin, para se ai të lindte, ndërsa pak kohë më parë, nëna e tij u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, ende pa mbushur 42 vjeçe.

Në një kohë të vështirë, ku nuk ke si i siguron të ardhurat, Marigleni preku me fjalët e tij teksa tha se ka frikë se mos qiraxhiu e nxjerr nga banesa.

Edhe pse po kalon një jetë me shumë vështirësi, është një nxënës me nota të mira dhe përpara e pret një jetë e gjatë e mbushur plot shpresë. E kjo dritë shprese filloi të shfaqej sot.

Njeriu që sjell shpresën në jetën e shqiptarëve të mjerë, Elvis Naçi bashkë me bashkëshorten e tij Fatmën kanë lumturuar Mariglenin në këto ditë të vështira.

Fondacioni “Firdeus” me kontributin e të gjithë shqiptarëve i kanë blerë 14-vjeçarit një shtëpi të re duke sjellë buzëqeshjen në fytyrën e tij pas një kohe të gjatë me vuajtje.

Teksa i tregon shtëpinë ku Marigleni do kalojë jetën e tij, Naçi shprehet:

Mariglen këto ditë ke kaluar vështirësi, e ke shprehur këtë. Ke mbetur vetëm me gjyshen, të jap fjalën që ne do të gjendemi. Bashkë me ne ti do bëhesh ai që do të ndihmosh të tjerë nesër. Ti do bëshesh një djalë i shkëlqyeshëm. Këtu shkruan “Shqiptarët për shqiptarët”. Shumë u lutën dhe shumë kanë kontribuar. Tek Marigleni ne kemi gjetur edukatën, durimin. Ne jemi bashkuar, po të japim këtë celës që të lumturohemi të gjithë. Hape derën të shikojmë të gjithë surprizën tani.

Shtëpia e re e ka emocionuar Mariglenin dhe gjyshen, të cilët janë prekur pa masë.

Mirëpo mirësia e shqiptarëve nuk mbaron këtu. Zemra e tyre është e madhe ashtu si edhe veprimet e tyre.

Elvis Naçi tha gjithashtu në studio se 14-vjecarit do t’i jepet edhe një pension prej 500 eurosh në muaj. Tashmë Mariglenit i qesh jo vetëm fytyra, por edhe zemra. Sa shumë e kishte pritur këtë ditë, ditën kur kuptoi se mrekullitë ekzistojnë dhe nuk është thjesht një i varfër i lënë në harresë…

Baby Boo