Elmi Aziri i përgjigjet Llukarevskës për administratorët shqiptarë


Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri ka reaguar ndaj deklaratës së zv/kryetares së LSDM-së, Llukarevska për administratorët shqiptarë.
“Deklarata e zv. Kryetares së LSDM-së znj. Llukarevska se “administratorët shqiptarë nuk do t’i përkëdhelim”, sesi tingëllon si një deklaratë me paragjykime.

Kush kërkoi që adminstratorët shqiptarë të përkëdhelen!? Në fakt, e vërteta është se nëpër institucione administratorët maqedonas janë ata që përkëdhelen dhe jo shqiptarët.
Nëse pak hulumtoni do të përfundoni në informacione sesa të paktë janë shqiptarët në pozicione të larta.
Poashtu, përparim në pozitë rrallë herë ju bëhet administratorëve shqiptarë, po edhe për ritje në pagesë janë të frikësuar të hapin gojë, sepse mund të ndodh edhe të largohen si jo meritorë për punën”, është shprehur Aziri.

Baby Boo