Elezi: “Spitali i Tetovës prioritet i ministrit Bekim Sali”

Prioritet i ministrit Bekim Sali është që Spitali Klinik i Tetovës dhe Fakulteti i Mjekësisë, të avancohen në fushën e shkencës dhe arsimit, thotë drejtori i Spitalit Klinik në Tetovë, Amir Elezi.
Ai ka njoftuar për disa vendime të rëndësishme që në këtë drejtim ka marë ministri Sali.

“Me vendim të qeverisë është inicuar zgjërimi i veprimtarisë së Spitalit Klinik të Tetovës në fushën e Kirurgjisë torakale dhe Mjekësisë nukleare. Hapja e specijalizimeve për Mjekësi familjare në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë”, njofton Elezi.