ELEZI: Grant prej 5 milion euro për investime në infrastrukturën e Gostivarit


Grant prej  4,6  milion euro mjete të pakthyeshme nga sekretariati shtetëror zvicerian për pyetje ekonomike (SEKO) për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit  në Gostivar. 

Sot, në Ministrinë e financave, u nënshkrua marrëveshje me të cilën ky grant vihet në dispozicion të komunës. Marrëveshjen e nënshkruajti Ministria e financave, Ministria për transport dhe lidhje dhe  përfaqësues të KfV bankës, e cila është administratorë e grant mjeteve, Rene Eskeman.

Shuma e përgjithëshme që do të investohet në përmirësimin e infrastrukturës komunale në Gostivar është 7,2 milion euro.  Këto mjete do të jenë të parapara për furnizimin e paisjeve zbulimin e rrjedhjes së ujit dhe me këtë zvoglohet humbja e ujit, janë paraparë mjete për rezervuar të ri, për gypa të ri dhe përmirësim të rrjetit.

Si rezultat i master planit të përgatitur dhe implementimit me sukses të fazës së parë, hapi i parë vazhdohet me fazën e dytë me dokumentacioent që kanë qenë të përgatitura dhe filluara ngaviti 2015/2016.

“Do të vazhdohet me ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit faza 1 hapi 2 edhe atë në këto vendbanime Banjicë e epërme, Balindoll,  ventill të ri për rrjetin e distribuimit në Cigllana dhe Fazaneria, zonim të ventilit në mes Zonës 2 dhe Zonës 3 dhe Balin Dolli, Gypë përcjellës i ri nga Zdunja në Forinë,  gypë përcjellës i ri në Zhivko Brajkovski, Branko Stoev dhe Vardarska, në Drago Todorovski, gypë përcjellës i ri  në mes Kej Vardarit dhe Banjeshnicës, gypë përcjellës i ri në pjesën lindore të hekurudhës dhe pjesës jugore të lumit, gypë përcjellës i ri  në Mladen Simonoski, gypë përcjellës i ri në Boge Veljanoski, në Boris Kidriq, gypë përcjellës i ri në rrugën Balindoll deri në fshatin Çajlë,gypë përcjellës i ri në Debresh, shtrirja e rrjetit të shpërndarjes në Çegran dhe Forinë.

Duhet potencuar që projekti është vazhdimësi e vitit 2015/2016 kur u realizua faza e parë hapi i parë kur u përgaditen gjitha dokumentacionet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në komunën e Gostivarit. Përveç grantit nga Zvicra,  për realizimin e këtij projekti do të ketë dhe 250 mijë euro grant nga KfV banka, si dhe  përmes huas nga Qeveria në vlerë prej 1,7 milion euro, së shpejti grant mjete për projekte komunale nga KfV banka do të ndahen edhe për komunat e Radovishit dhe Kavadarcit”theksoi zv/ministrja e Financave, Shiret Elezi.

Baby Boo