Elezi: ‘Fitch’, ka konfirmuar suksesin e realizuar të reformave fiskale


Agjencioni kreditor ‘Fitch’ ka konfirmuar zhvillimin e një politike fiskale të suksesshme, duke treguar kështu se reformat në sistemin e financave publike si: reforma e pensioneve, sistemi i prokurimit publik dhe rregullimi fiskal për komunat, kështu ka deklaruar zv.ministrja e financave Shiret Elezi pasiqë sipas saj, nga viti i kaluar ky vlerësim është shumë pozitiv.

“Agjencioni kreditor ‘Fitch’ konfirmoi zhvillimin e suksesshëm të politikës fiskale. Kryesisht ata përkrahin reformat në sistemin e financave publike, duke vënë theksin në reformën e sistemit të prokurimit publik, reformën e pensioneve dhe rregullit fiskal që ishte vënë në komuna. Reformat së bashku me stabilizimin e situatës politike, “Fitch” tregon se ringjallja e aktivitetit ekonomik dhe raporti i theksuar në mënyrë të qartë kontributi pozitiv pritet nga rruga e integrimit për në NATO. Për ne është e rëndësishme që të vazhdojë zbatimi i reformave”, theksoi ms tjerave zv.ministrja Elezi.

Sipas raportit të ‘Fitch’, përparimi në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë do të hap rrugën që Maqedonia të bëhet anëtare në NATO dhe të mbështesë fillimin e bisedimeve formale të anëtarësimit në BE. Fitch arrin në përfundimin se stabiliteti i përmirësuar politik ka ndikuar në rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik.

Vlerësohet se rritja e BPK-së është rritur nga 2.3% në 2018 në 3.2% në 2019 dhe 3.6% në vitin 2020. Vërehet gjithashtu se përmirësimi në menaxhimin e financave publike zbatohen përmes një programi të harmonizuar me BE. Për më tepër, Fitch vëren se borxhi publik prej 40.8% të BPK-së në fund të vitit 2018, sipas vlerësimeve zyrtare, është nën mesataren e grupit të vendeve të tjera të ngjashme me 47%, ndërsa borxhi i garantuar është 8.0% nga BPK.

Baby Boo