Elezi: 27.8 milion euro janë transferuan te 9 banka të cilat janë emetuese të kartelave


“Sot në mëngjes, 27.8 milion euro janë transferuan te 9 banka të cilat janë emetuese të kartelave, dhe që nga sot do të fillojë lëshimi i tyre për qytetarët.

Deri më 18 korrik, më së voni, do të lëshohen 325.000 karta me mbështetje financiare – fonde që do të rrjedhin deri tek qytetarëve në sektorët e prekur për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore

? Në https://kupuvamdomasno.gov.mk/sq/ duke vendosur numrin amë çdo qytetar që bën pjesë në kategoritë e caktuara mund të kontrollojë se tek cila bankë do t’i lëshohet kartela dhe do të informohet kur dhe ku do të marrë atë.

Secila bankë ka krijuar faqen e saj për të informuar qytetarët për orarin – kur dhe ku do të lëshohet kartela https://kupuvamdomasno.gov.mk/sq/

Projekti ‘Kartela pagesore vendore’ blej produkte vendore, u përgatit me shumë përkushtim, energji dhe pasion. U morën parasysh të gjitha aspektet e dimenzionet.

si të jetë më e thjeshtë për qytetarët;
si fondet mund të japin efektin e pritshërisë në ekonomi;
si t’i drejtojmë ato tek sektorët më të prekur.
Gjithashtu kemi menduar për pasojat që do të lindin, ndryshim të zakoneve, një shoqëri pa para të gatshme, shoqëri moderne në të cilën të gjithë duam të jetojmë.

Institucione të shumta u përfshinë në këtë projekt të gjerë dhe kontribuan – pjesë në krijimin e listave (DAP, MPPS, APRMV dhe FSHRMV) dhe pjesë në fazën finale operative: Ministria e Financave, Sekretariati gjeneral i Qeverisë, BPRMV, Shoqata e Bankave të Maqedonisë, bankat, të cilët kanë punuar me orë të tëra, gjatë pushimeve, festave dhe fundjavave, në mënyrë që të bëhet sa më i shpejtë realizimi.

Shpresojmë që ky projekt, përveç mbështetjes së qytetarëve, ekonomisë, sektorëve të prekur, do të zgjojë edhe vetëdijen e secilit prej nesh për të blerë produkte vendore dhe për të paguar pa para por me kartela. Me blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore, ne kontribuojmë në ruajtjen e vendeve të punës në impiantet e prodhimit, zejtarët, njerëz që nuk i njihni, por në këtë kohë ata kanë nevojë për mbështetje për të kapërcyer pasojat e krizës së Covid – 19.

Baby Boo