Eleni Foureira mban koncert në Tiranë, mësoni detajet


Eleni Foureira është këngëtarja shqiptare, e cila po shënon suksese të njëpasnjëshme në botë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës , Erion Veliaj ka bërë të ditur se këngëtarja do të mbajë koncert në Tiranë, shkruan lajmi.net.Pas dy koncerteve madhështore, ai i Rita Orës dhe Ermal Metës, Tirana do ta mirëpres edhe yllin, Foureira.

“Pas @ritaora dhe @ermalmetamusic një tjetër shqiptare që po shkëlqen me muzikën e saj vjen në Tiranën tonë ?? Ajo është @foureira në datë 25 Korrik në Sheshi Skenderbej së bashku me shumë artistë të tjerë në një mbrëmje të paharrueshme në Coca-Cola Summer Fest! ?????”, ka shkruar Veliaj në njoftimin e tij.Kujtojmë që Eleni Foureira ka përfaqësuar Qipron në edicionin e sivjetmë të “Eurosongut”, ku zuri vendin e dytë.

Baby Boo