ELEM ka shitur tepricë të energjisë elektrike në vlerë prej 6,56 milion euro


SHA “Elektranat e Maqedonisë” të premten në ankand и shiti 99.400 megavatë orë tepricë të energjisë elektrike sipas çmimit mesatar prej 66,01 euro për megavat orë në vlerë të përgjithshme prej 6.561.055 euro.

“SHA ELEM shiti energji elektrike për tremujorin e katërt të këtij viti, më saktë për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin edhe atë 88.360 megavatë orë energji për periudhën e tetorit, nëntorit dhe dhjetorit dhe 11.040 megavatë orë energji të cilësisë më të lartë në ditët e punës për tetorin. Në ankand ishin ofruar nga 40 megavatë energji bazë dhe e cilësisë më të lartë. Morën pjesë shtatë kompani, dhe pas shumë ofertave erdhi deri te çmimi mesatar prej 66,01 euro për megavat orë”, deklaroi drejtori për prodhimtari i SHA ELEM, Bllagojçe Trpovski.

Sqaroi se në ankand u shit energji bazë në vlerë prej 88.360 megavatë orë sipas çmimit prej 63,25 euro dhe 11.040 megavat orë energji të cilësisë më të lartë me çmim prej 73,10 eurosh për megavat orë. Theksoi se në këtë periudhë (HUPX), çmimi për energji bazë për tremujorin e tretë ishte 65,40 euro për megavat orë, ndërsa e energjisë të cilësisë më të lartë për tetorin 76,50 euro për megavat orë.

“Ky tashmë është ankandi i gjashtë përmes së cilit SHA ELEM këtë vit shiti tepricë të energjisë elektrike në tregun e hapur. Deri më tani u shitën 319.960 megavat orë energji elektrike në vlerë të përgjithshme prej 18.156.693 euro. Në periudhën e ardhshme do të fokusohemi më shumë që ta sigurojmë energjinë e nevojshme për konsumatorët tarifor dhe në bazë të kushteve hidrologjike dhe të temperaturave do të shohim se a do të mund të vazhdojmë me shitjen e tepricës së energjisë elektrike”, tha Tërpovski.

I pyetur se a është ELEM i gatshëm të ofrojë energji për furnizuesin universal me energji elektrike, Tërpovski tha se është detyrim i tyre ligjor.

“Jemi të gatshëm dhe tashmë bëjmë plane se si të paraqitemi që të mundemi normalisht ta përfundojmë obligimin tonë ligjor dhe njëkohësisht furnizuesit universal t’i sigurojmë energji të lirë. Ne edhe deri më tani kemi punuar me tarifë të rregulluar e cila në një pjesë të vitit ishte 41 euro, ndërsa me vendimin më të ri është 39 euro për megavat orë. Me dallimin në çmim që po e arrijmë në tregun e lirë mund të vijmë në përfundim se kemi mundësi që këtë ta arrijmë”, tha Tërpovski.

Qëllimi ynë, theksoi, është që të arrijmë energji të lirë elektrike edhe për furnizuesin universal dhe me atë edhe për amvisëritë./PC

Baby Boo