Elbasan: “Benzi” përplas për vdekje tregtaren e frutave


Nuk kanë të ndalur aksidentet e rënda në aksin rrugor nacional që përshkon mes për mes zonën e Metalurgjikut në Elbasan dhe që e lidh qytetin me autostradën e Tiranës.

Këtë pasdite një tjetër jetë e humbur është shënuar në këtë aks, pasi një automjet tip “Benz”, që vinte nga Tirana ka dalë nga rruga, duke marrë përpara një tregtare fruta-perimesh, e cila ishte stacionuar në anë të rrugës.

E lënduara është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Elbasanit, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe një grup hetimor, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Mësohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale G.H., 23 vjeç është banor i Bradasheshit dhe ai është shoqëruar nga policia në Komisariat për tu marr në pyetje.

Gjatë ditës së sotme në rrugët e qarkut Elbasan kanë ndodhur tre aksidente, ndërsa policia përmend si shkak edhe motin me lagështi.

Baby Boo