Ekziston mundësia që të sëmurit me Koronavirus të paguajnë participim për mjekimin në spital


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk e përjashton mundësinë që të hospitalizuarit e sëmurë nga Kovid-19 të paguajnë participim për mjekimin në spital.

“Me vendim të qeverisë i mbuluam të gjitha shpenzimet e atyre që nuk janë me sigurim shëndetësor, por është e mundur të merret parasysh edhe pagesa e participimit. Do të bëjmë një strukturë financiare. Kjo mund të përfundojë brenda disa ditësh”, tha Filipçe në përgjigje të një pyetjeje në konferencën e sotme për shtyp.

Për kumtesën e dërguar nga drejtori i një klinike drejtuar punonjësve, në të cilën i porositë se dalja në mediume lejohet vetëm me pëlqimin me shkrim nga drejtori dhe se çdo dalje në mediume do të sanksionohet, çdo dalje e cila e dëmton reputacionin e klinikës dhe trondit besimin e punonjësve në kushte krize dhe sjell mosbesim në veprimet e shërbimeve epidemiologjike dhe institucioneve të sistemit, ai tha se do ta kontrollojë dhe do të informojë se cila është arsyeja e një komunikimi të tillë me punonjësit.

“Kam biseduar me drejtoreshën pak para fillimit të konferencës për shtyp dhe i kërkova asaj që të m’i dërgojë të gjitha e-mailet dhe komunikimet. Personalisht, nuk jam dakord me kufizimin e informacionit. Unë qëndroj prapa kësaj haptazi, në mënyrë transparente dhe të saktë të informojmë në çdo kohë dhe nuk mbështes asnjë kufizim në asnjë komunikim. Do të flas dhe do të informoj se cila është arsyeja ose prapaskena e një komunikimi të tillë, theksoi Filipçe.

Baby Boo