Ekzekutuan dy vëllezërit, autorët e arrestuar tronditën Durrësin me vrasjen e dyfishtë në 2 mars


Vrasja e dyfishtë e ndodhur në Durrës në 2 Mars ku u ekzekutuan me kallashnikov Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia ka lidhje me vrasjen e dy vëllezërve në Durrës pak ditë më parë.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u shpreh se autorët e arrestuar për vrasjen e tyre janë autorë të dy ngjarjeve, ndërkohë që shkak është bërë prishja e pazareve për aktivitet kriminal.

“Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet si autorë janë dy shtetasit e arrestuar.

Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal”, deklaroi Ardi Veliu.

Baby Boo