Ekzekutohet në Siri gazetari i njohur


Një aktivist i njohur i mediave në Siri është vrarë.

Raed Fares është vrarë në Idlib, një provincë kjo e kontrolluar nga rebelët.

Fares kishte themeluar radion ”Fresh”, një radio e pavarur që vepronte brenda zonave të kontrolluara nga rebelët.

Ndryshe, ai dhe radioja e tij kishin qenë cak i sulmeve xhihadiste edhe më parë. Para katër vitesh, ISIS kishte bastisur zyren e tij ndërsa në vitin 2016 ishte burgosur nga grupi terrorist ”Al Nusra”, grup që kishte bashkëpunuar me Al-Qaeda’n. /gazetametro.net

Baby Boo