Ekzekutohet fanatiku mysliman që theri valltaret spanjolle në Arabinë Saudite


Një burrë nga Jemeni u ekzekutua të enjten në Riad që mediat shtetërore saudite e paraqesin si anëtar të grupit terrorist Al Qaeda pas u gjet fajtor për shumë akuza.

Burri nga Jemeni, Ima dal-Mansouri, 33 vjeç kishte sulmuar një grup teatror spanjoll në nëntor në kryeqytetin arab Riad, dhe kishte therur së paku tre valltare.

Kjo ngjarje ndodhi atëherë kur Mbretëria e Arabisë Saudite po hiqte kufizimet rreth argëtimit të imponuara nga figura konservatore islamike.

Sulmi kishte ndodhur me 11 shtator kur një mashkull ishte ngjitur në skenën e ngritur në parkun Mbreti Abdullah në Riad dhe kishte therur me thikë pjesëtarët e trupës teatrore.

Gjyqi special që gjykon rastet e terrorizmit e gjeti fajtor al-Mansouri për disa pika të akuzës, përfshi edhe veprimin nën urdhrat e një udhëheqësi të lartë të Al Qaeda në Jemen.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite al-Mansouri u ekzekutua të enjten në Riad.

Princi i Kurorës, Mohammed Bin Salman, kishte nisur një program reformash modernizimi të emëruar Vision 2030 kur u emërua në vitin 2017’të. Dekadat me ndalime të kinemave dhe lejimi i koncerteve me pjesëmarrje të grave, madje ato lejohen që të shohin edhe lojë futbolli tani.

Megjithatë, këto reforma modernizimi janë ngadalësuar e ka shumë kontroversë pasi reformat përcillen me represion dhe vrasja e gazetarit Khashoggi në Stamboll në vitin 2018 ishte skandal ndërkombëtar që implikonte trashëgimtarin e fronit Mohammad Bin Salman.

Baby Boo