Ek*zekutimi horror në SHBA – I dënuari dridhet dhu*nshëm, vjell në tryezë pas injeksionit fatal në Oklahoma


Pas një moratoriumi pesë vjeçar, shteti amerikan i Oklahoma ka kryer dje ek*zekutimin e tretë të dështuar me injeksion fatal, kur i dënuari John Marion Grant vd*iq pas disa minutash dridhjesh epileptike dhe të vjellave të pakontrolluara, para dëshmitarëve të shokuar në sallë.
60 vjeçari Grant ishte dënuar për vr*asjen e gardianit të bu*rgut Gay Carter on Friday, më 13 nëntor 1998, të cilin e go*diti 16 me thi*kë, teksa kryente një dënim për gr*abitje dhe ar*mëmbajtje pa leje.

Thuajse menjëherë pas injeksionit, Grant nisi konvulsione të forta trupore dhe volli mbi vete, sipas gazetarëve dëshmitarë të Associated Press.
Ata thonin se Grant vazhdonte të merrte frymë për disa minuta teksa vijonte të dridhej dhu*nshëm. Ai volli përsëri ndërsa grupet e mjekëve kryen një test të gjendjes se tij.

Pasi u shpall i pandëgjegjshëm në orën lokale 4:15 pasdite, zyrtarët injektuan dozën e dytë të kimikateve vr*asëse, deri sa ai ndaloi frymëmarrjen në 4:17, dhe u shpall i vde*kur në 4:21 pasdite.
Gazetarët thonin se nga 14 ekz*ekutime që kishin dëshmuar, kjo ishte hera e parë që i dë*nuari villte.

Ekz*ekutimet në bu*rgjet e Oklahoma ishin pezulluar pas një procedure të dështuar në 2014 kur një i bu*rgosur kishte mbetur duke marrë frymë në agoni për disa minuta, si dhe një ngatërrese të injeksioneve në 2015.
Të dë*nuarit me vd*ekje në Oklahoma tani injektohen me tre mjekimet e aprovuara që përzihen në koktejlin: midazolam, bromid vekuroniumi dhe klorid potasiumi.
Aktualisht 44 të dënuar presin dë*nimin me vd*ekje në Oklahoma.

Avokatja e Grant, Sarah Jernigan tha në një deklaratë pas ek*zekutimit se klienti i saj ishte penduar për vr*asjen e Carter por ka qenë një vi*ktimë e përjetshme e institucioneve të Oklahoma që nuk i dhanë kurrë kujdesin e merituar për shendetin mendor.
Grant kishte vuajtur më parë nga neglizhimi si fëmijë dhe kishte jetuar në rrugë.
“John Grant merr përgjegjësi për vdekjen e Gay Carter, ai kaloi shumë vjet i dë*nuar me vd*ekje dhe përpiqej të kompensonte për veprimet e tij. Por nuk duhet të harrojmë fajin e shtetit të Oklahoma në këtë histori.”

“Kur John vi*dhte për t’u ushqyer ose për t’u veshur bashkë me vëllezërit e tij, Oklahoma e quante atë kr*iminel, në vend të fëmijës së dëshpëruar e tr*aumatizuar që ishte. John u dërgua në qendrën e bu*rgosjes së të rinjve kur nuk ishte as adoleshent”, tha avokatja Jernigan.
“Rrjedhimisht shteti i Oklahoma e lëshoi atë përsëri nëpër rrugë pa aftësi për të punuar e pa mbështetje për trazirat mendore që i përkeqësoheshin gjatë viteve, teksa ai ishte si vi*ktimë dhe dëshmitar i abu*zimeve si rrahje, përdhu*nime apo periudhave të zgjatura te izolimit,” shtoi ajo.

Baby Boo