Ekuador/ Sekuestrohet kokainë me vlerë 7.3 milionë Dollarë, pakot me logon e flamurit të Shqipërisë


Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në Ekuador ditën e enjte gjatë një operacioni policor në El Guabo.

Sipas mediave ekuadoriane, kokaina ishte e ndarë në 122 pako të cilat ishin mbështjellë me logon e flamurit të Shqipërisë.

Lënda narkotike po transportohej me kamion, teksa autoritetet arritën të arrestonin shoferin Jonathan M. 37 vjeç.

Drejtuesit i kamionit nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe rriti shpejtësinë. Në tentativë për t’u arratisur, kamioni u përplas me një fabrikë bananesh, ndërsa shoferi braktisi mjetin dhe u largua mes plantacioneve.

Gjatë kontrollit në zonë, ai u gjet dhe u arrestua nga policia ekuadoriane.

Ndërsa brenda kamionit u gjetën pakot me kokainë të mbështjella me logon e flamurit të Shqipërisë. Shefi i policisë së El Oro tha se kokaina ka një vlerë 7.3 milionë Dollarë dhe do të dërgohej në Europë.

Baby Boo