EKSTRADOHET NGA ATHINA NË TIRANË I DËNUARI ME 8 VITE BURG, ÇOI NJË VAJZË PROSTITUTË NË ITALI (EMRI-DETAJE)


Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 8 vjet burg i cili ka trafikuar për prostitucion një vajzë nga Elbasani në Itali.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/ Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Viktor Floqi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Shtetasi Viktor Floqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana më datë 17.11.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin penal nr. 63, datë 10.05.2016, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të “Trafikim i personave të rritur”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elbasan.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Baby Boo