Ekstazia që po shkakton vdekjen e të rinjve në Serbi

Një lloj i ri droge ka ardhur në Serbi nga Kina dhe në mesin e të rinjve është e njohur për shkak se ajo ka një efekt të zgjatur dhe efektet e saj zgjasin deri në tetë orë.

Baby Boo

Siç transmetojnë mediat serbe, vetëm në dhjetë ditët e fundit tre adoleshentë kanë vdekur nga mbidoza.

Pilulat e kuqe të ekstazës së re “Redbull” janë pesë herë më të forta se zakonisht. Supozohet se kjo lloj droge ka ardhur nga Kina, dhe një dozë e saj mund të shkaktojë komë dhe vdekje, transmeton kp.

Ky lloj i narkotikëve përmban sasi jashtëzakonisht të mëdha të ekstazisë tashmë standarde që është gjetur ilegalisht në treg për vite me radhë.