Ekspozitë personale “CLASSIC” nga Gëzim Azemi


Kemi kënaqësinë të prezentojmë në galerinë tonë ekspozitën e tretë personale të piktorit Gëzim Azemi.

Në veprat e kësaj ekspozite janë nderuar ikonat e muzikës klasike që lanë gjurmë në historinë e artit muzikor.
Tonalitete monokrome klasike elementare të kërkuara dhe përpunuara në paletë duke ndërtuar në formë moderne po të njëjtat sikur edhe vet të parët e klasikes që njohim sot, por me një prizë modestie duke përzgjedhur akcente nga gjithë vepra por jo edhe atë në tërësi.
Shëndrimi i tillë në veçanti jep begati dhe diskurs komplet të ndryshëm nga ajo që kemi parë në veprat e artistit Azemi deri më tani.
Gëzim Azemi (l.1984) në Tetovë.

Akademinë e arteve (drejtimi pikturë) e mbaroi në Universitetin e Tetovës, në klasën e artistit dhe pedagogut të mirënjohur Nehat Beqiri.
Në saje të talentit, por edhe punës së palodhshme, Azemi arriti rezultate të konsiderueshme në fushën e artit figurative, gjë që del në pah gjatë paraqitjeve të tij individuale dhe kolektive.
Ekspozita do qëndrojë e hapur deri më 20 Shtator 2021.
Jeni të mirëpritur!

Baby Boo