Ekspozita kolektive e Kolonisë Artistike!


Sot është dita e fundit e edicionit të 12-të të Kolonisë Ndërkombëtare Artistike 2021 në Tetovë. Si çdo vit, edhe këtë është mbajtur Kolonia Artisitike në Tetovë. Qëllimi i këtij evenimenti është që të mblidhen artistë nga vendi dhe rajoni.
Kolonia e Artit ka zgjatur 5 ditë duke filluar nga data 27.08 dhe secila ditë ka pasur aktivitete artistike.
Sot në ditën e fundit është mbajtur hapja e ekspozitës kolektive “Kolonia Artistike 2021”.

Pjesë e këtij evenimenti ishte edhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri.
Këtë vit Kolonia Artistike u mbajt në qendrën turistike në Kodrën e Diellit, ku artistët krijuan vepra me teknika të ndryshme, të inspiruar nga bukuritë e Malit Sharr./Pa Censurë

Baby Boo