Eksperti turk bën paralajmërimin e frikshëm: Pritet të bjerë tërmet 7.5 ballë në detin Marmara


Profesori i shkencës së tokës, Prof. Dr.Naci Gorur, i cili parashikoi tre muaj përpara tërmetin që goditi më 24 janar pjesën lindore të Turqisë ka bërë të tjera parashikime.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, eksperti i qëndron idesë se vendi do të goditet nga një tjetër tërmet, më i fortë, dhe që epiqendrën pritet ta ketë në detin Marmara.
Sipas Gorur, tërmeti do të jetë me një magnitudë të paktën 7.2 të shkallës rihter.

‘TANI OBJEKTIVI ËSHTË DETI MARMARA’
“Nëse i kushtoni vëmendje vendndodhjeve të tërmeteve, zinxhiri i tërmetit 1939-1999 filloi nga lindja dhe rrëshqiti në perëndim duke u ndalur në dyert e Stambollit.
KAF bart tërmete të forta nga lindja në perëndim. Tërmeti i fundit ishte në Gölcük, tani shënjestra është Deti Marmara. Me tërmetet e Golcuk dhe Duzce, koreja e tokës nën Marmara është e mbingarkuar”, shprehet eksperti.

Që prej 1999 koreja e tokës vijon të thyhet. Meqënëse në 20 vjet nuk ka patur dëmtime, atëherë periudha e 10-vjeçarit të fundit rrit me 50% shanset për tërmet. Ai do të jetë në Marmara e do të jetë të paktën 7.2”, shkruan Naci Gorur.

Baby Boo