Eksperti Ilir Kulla: Është e mundur që RMV-ja të drejtohet nga një kryeministër shqiptar


Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë korrur një sukses në zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke siguruar plot 32 mandate deputetësh. Njohësi i mirë i zhvillimeve politike Ilir Kulla tha në Euronews Albania se rezultati i zgjedhjeve në vendin fqinj është tregues suksesi për partitë shqiptare.

Ai shton se tashmë ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.
“Unë e shoh rezultatin e Maqedonisë së Veriut me shumë optimizëm sepse është një rezultat që do ta bëjë të mundshme që shqiptarët të kenë kryeministrin në Maqedoninë e Veriut. Është shumë e thjeshtë. LSDM-ja në koalicioni e saj fitues ka 4 deputetë të cilët i ka marrë partia Besa të cilët janë shqiptare dhe pa të cilët LSDM nuk do dilte forcë e parë dhe dy deputetë në listat e LSDM-së janë shqiptarë dhe LSDM-ja sot ka 40 deputetë maqedonas dhe 6 shqiptarë” tha ai.

Më tej z.Kulla pohoi se ka një besim të palëkundur tek faktori shqiptar, i cili sipas tij do të dijë të mbështesë BDI-në e Ali Ahmetit në negociata me dy paritë kryesore të frontit maqedonas, kur vjen puna tek zgjedhja e kryeministrit të RMV-së nga radhët e shqiptarëve.
“Bashkë me BDI është shumë e mundshme formimi i qeverisë me kryeministër shqiptar. Me BDI dhe PDSH janë të gjithë numrat për të pasur kryeministrin shqiptar. Jam i bindur se partitë politike shqiptare qoftë Aleanca, qoftë zoti Sela, qoftë ata shqiptarë që ndodhen në Kuvend pavarësisht ngjyrave, kur të vijë puna te kryeministri shqiptar do ta përkrahim BDI në negociata për t’i lënë mundësinë RMV-së kësaj radhe për të pasur një shtet multietnik”, tha ai.

Baby Boo