Shala: Autorët e vrasjes së Liridonës u kapën pasi policia vendosi kamera të fshehta te vendi i krimit


Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku zbuloi detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, e cila u ekzekutua në një plan të mirëmenduar nga bashkëshorti i saj.

Shala zbuloi dhe veprimet operative të policisë së Kosovës të cilat çuan në zbardhjen e ngjarjes.

Sipas tij, pasi ndodhi vrasja e pretenduar si grabitje, policia në bashkërendim me prokurorinë e Kosovës vendosën kamera të fshehta në zonën e krimit, ku u regjistruan takime mes bashkëshortit dhe personit të cilin kishte kontraktuar për të kryer vrasjen.

“Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik në Kosovë. Për sa i përket vrasjes nuk e kemi kontekstin e plotë dhe motivet pse ka ndodhur dhe arsyet pse e kanë shtyrë të dyshuarin të organizojë një vrasje të tillë. Në aspoekti organizativ ka qenë shumë e mirë, por në terren dhe zbatueshmëri ka çaluar për ta përfunduar planin e tij.

Ajo çka mund të thuhet se pasi ndodhi vrasja e paraqitur si grabitje, është se Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet operative në bashkëpunim me prokurorin dhe gjyqtaren e procedurës paraprake duke vendosur kamera të fshehta në hapësirën ku ka ndodhur vrasja makabër. Nga kamerat e fshehura është bërë identifikimi dhe takimi që është bërë mes dorasit dhe organizatorit që është bashkëshorti i të ndjerës.

Pas deklarimit që është bërë në polici nga bashkëshorti se ka ndodhur një grabitje, prokuroia ka vendosur kamera të fshehta në lokalitetin ku ndodhi ekzekutimi dhe nga videot është konstatuar lidhja mes organizatorit dhe ekzekutuesit.

Liridona Murseli u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytetin kosovar teksa ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Persona të armatosur i kanë ndaluar dhe u kanë kërkuar të gjitha sendet me vlerë që kishin me vete.

Më pas një prej grabitësve ka qëlluar me armë në drejtim të familjes. Njëri nga plumbat ka preku gruan duke e lënë të vdekur në vend. I gjithë plani u zbulua se ishte organizuar nga bashkëshorti i cili kishte kontraktuar vrasës me pagesë të cilët do t’i paguante 30 mijë euro

Baby Boo