Eksperti i njohur: Shqiponja qenka provokim? Le të ndalojmë edhe himnet pra


FIFA bëri me dije se ka nisur një hetim ndaj tre lojtarëve të ekipit të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe kapitenit Lichsteiner.

Ata akuzohen se duke bërë simbolin e shqiponjës, kanë dhënë mesazhe politike duke cënuar rregullat e FIFA-s.

Sipas gazetës më të madhe zvicerane Blick, lojtarët rrezikojnë minimumi dy ndeshje dënim.

Por në një turne me kaq pak ndeshje, ky dënim do jetë shumë i rëndë.

Sipas gazetës, hetimet po zhvillohen në heshtje të plotë.

Eksperti Lucien Valloni shprehet se ky hetim është qesharak.

Sipas tij, simboli thjesht tregon një përkatësi.

“Le të ndalojmë edhe himnet në çdo fillim ndeshje,” thotë ai.

Zvicra mbrohet me një avokat shumë të mirë.

Kurse Blick ka ftuar lexuesit në një konkurs se kush bën shqiponjën më të bukur.

Baby Boo