Eksperti i lartë amerikan thotë se faza e testimit të tretë të vaksinës do të fillojë në korrik


Eksperti i lartë për sëmundje infektive në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci, parashikoi se një vaksinë kundër COVID-19 mund të jetë e gatshme deri në fund të vitit.

“Njëra nga vaksinat që po punohet do të hyjë në fazën e saj të tretë të testimit në muajin korrik, ndërsa të tjerat do të fillojnë në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha ai.

Sipas mediave të huaja, eksperti u shpreh se ai ndjehet “optimist” për procesin e vaksinës.

Fauci tha se priste që vaksinat të jenë të disponueshme brenda një viti që kur u fillua testimi i tyre, ndërsa pritet që njëra prej tyre të jetë e gatshme në fillim të këtij viti ose në fillim të vitit 2021.

Baby Boo