Eksperti austriak i terr*orizmit jep detaje interesante për su*lmin në Vjenë


Eksperti i terr*orizmit në Austri Nicolas Stockhammer i ka analizuar rrethanat e su*lmit terr*orist që ndodhi parmbrëmë në vjenë e që si kryeprotagonist kishte 20-vjeçarin Kujtim Fejzullahi me origjinë nga Tetova e Maqedonisë së Veriut. Sipas Stockhammer ka mundësi që 20-vjeçari ta ketë bërë planin e vd*ekjes paraprakisht për shkak se atë mesnatë Vjena do të hynte në izolim për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Vjena është një destinacion relativisht i butë me një prani relativisht të vogël policie” tha eksperti i terr*orizmit në një intervistë për televizionin austriak ORF. Ndryshe nga Parisi ose Londra ai tha se Vjena është përmbajtur nga “lejimi i forcave të ar*matosura të sigurisë të vrapojnë nëpër rrugë”. Në të njëjtën kohë eksperti u shpreh se Vjena si kryeqytet i një vendi neutral është një destinacion interesant për shkak të vendndodhjes së saj në zemër të Evropës Qendrore me shumë organizata ndërkombëtare përreth.

Eksperti është i mendimit se su*lmi mund të kishte ndodhur më vonë por se është kryer më herët për shkak të izolimit. Ai vlerëson se planifikimi për një su*lm të tillë mund të merrte kohë deri në dy javë. Sipas ekspertit su*lmi nuk erdhi si befasi e plotë sepse ka pasur incidente në vitet e fundit. “Vjena nuk është ishulli i të bekuarve siç duan shumë ta shohin atë” tha Stockhammer. Ai tha se ka pasur gjithashtu paralajmërime nga shërbimet sekrete vazhdimisht sepse Austria ka “një skenë islamike relativisht të zhvilluar”.

“Për sa i përket migrimit në të ashtuquajturin kalifat në Siri dhe Irak Austria renditet e katërta në Evropë” tha Stockhammer. Gjithsej 320 lu*ftëtarë ishin zhvendosur nga Austria në Siri dhe Irak. Autori i sulmit ishte gjithashtu në Siri në tentim për t’iu bashkuar organizatës terr*oriste ISIS. Stockhammer nuk beson se su*lmi ishte një reagim ndaj koalicionit anti-ISIS të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) siç pretendoi një terr*orist sipas kompanisë amerikane SITE e cila është e specializuar në monitorimin e faqeve islamike.

“Unë e shoh atë më shumë në kontekstin evropian” u shpreh eksperti. Su*lmi terr*orist në Vjenë la të vd*ekur 5 persona (përfshirë autorin që u ekzekutua nga Policia më pas). 22 persona mbetën të pla*gosur nga su*lmi ndërsa disa prej tyre vazhdojnë të trajtohen në spital dhe janë në gjendje të rëndë.

Baby Boo