Eksperti amerikan: Për 3 muaj mund të kemi një mjekim efektiv për koronavirusin


Drejtori i i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Francis Collins, tha për CNN se është optimist se një “mjekim efektiv” për Covid-19 do të jetë gati për 3 muaj. “Kemi bërë shumë përparime sa i përket terapisë”, tha Collins. “Kemi dy ilaçe të provuara, remdesivir dhe deksametazon. Të dy kanë rezultuar efektivë në testime rigoroze të rastësishme”.

Çfarë janë?
Remdesivir është një ilaç antiviral i cili është vërtetuar se pakëson kohën që një person është i sëmurë me Covid-19. Deksametazoni është një steroid që mund të pakësojë numrin e viktimave mes pacinetëve të sëmurë rëndë.

“E dimë që njerëzit e sëmurë rëndë kanë mpiksje gjaku dhe mund t’u vimë shumë në ndihmë nëse shmangim atë. Në këndvështrimin tim terapia më emocionuese është përdorimi i antitrupave monoklonal, të marrë nga njerëzit që kanë arritur t’i mbijetojnë sëmundjes. Jam optimist, pa qenë tërësisht i sigurt, që do të kemi diçka ndoshta brenda 2 ose 3 muajve, sa i përket një trajtimi të efektshëm”, shtoi ai.

Sa i përket vaksinës, Collins u shpreh gjithashtu optimist për krijimin e saj brenda fundit të këtij viti. “Testet e para do të nisin rreth datës 27 korrik në jug të vendit, ku koronavirusi po përhapet dhe do t’u kërkojmë 30 mijë vetëve të përfshihen në testime për të zbuluar nëse funksiponon”, tha Collins. “Në momentin që një testim rezulton i suksesshëm, do të jemi në gjendje të prodhojmë disa dhjetëra milionë doza deri në fund të vitit”.

Baby Boo