Ekspertët parashikojnë si do të jetë jeta jonë pas vaks*inës së COVID-19

Ekspertët parashikojnë si do të jetë jeta jonë pas v*aksinës së COVID-19
Pas pan&demisë, gjithçka në jetën e njerëzve ndryshoi, nga distancimi social e deri te higjiena personale. Ekspertët e shëndetit publik janë duke pritur një vak*sinë, që më gjasë pretendohet të kthejë normalitetin e mëparshëm, megjithatë gjasat janë që asgjë nuk do të jetë më si më parë.

Do të vazhdojmë të mbajmë maska Nxjerrja e një va*ksine në treg nuk përkthehet në zhdu&kje të vi*rusit. Ekspertët e shëndetit theksojnë se edhe pas va*ksinës, një pjesë e njerëzve do të vazhdojnë të mbajnë maska, sidomos ata që janë më të predispozuar për t’u in*fektuar. “Mbajtja e maskës do të bëhet diçka normale, siç ka qenë në shumë vende të Azisë viteve të fundit,” u shpreh (via HuffPost) Hilary Godwin, dekane e Shkollës së Shëndetit Publik në Universitetin e Uashingtonit. Shkencëtarët do të vazhdojnë të studiojnë efektivitetin e v*aksinës Shpejtësia me të cilën shkenca po punon për krijimin e një vaks*ine është mbresëlënëse, por nga ana tjetër gjithë presioni për të patur një produkt gjerësisht të pranuar sigurisht që ka edhe efekte negative.Kjo do të thotë se edhe pas vaks*inimit, ekspertët do të vazhdojnë hulumtimet.