Ekspertët e ekonomisë: Pse qeveria nuk u përpoq të huazojë nga bankat vendore? (VIDEO)


Lëshimi i Eurobondit të shtatë me radhë në vlerë prej 700 milion EUROsh hapi një numër dilemash për ekspertët ekonomikë. A do të jenë të mjaftueshme këto para dhe si do të kthehen? Profesori Borçe Trenevski për Alsat tha se huamarrja është e pashmangshme, por na duhet një strategji e mirë se si t’i kthejmë paratë.

“Huamarrja në këtë gjendje dhe lehtësimi i situatës së brendshme është realiteti ynë. Tani kthimi i këtyre fondeve, e ardhmja çfarë do të na sjellë është një çështje tjetër, a do të aplikojmë një taksë të re për koronën, nëse do të rrisim tarifa të caktuara tatimore, a do të shkojmë me shkurtime më të mëdha në anën e shpenzimeve, kjo është një histori tjetër”-tha Borçe Trenevski, profesor i Universitetit.

Disa ekonomistë mendojnë se Qeveria duhet të kishte marrë hua në shtëpi, pra në bankat e vendit, në vend se jashtë shtetit.

“A mundej të angazhoheshin për thuajse çmim dy herë më të ulët një pjesë e kursimeve vendore devizore, që është në bankat e vendit, dhe në të cilat ata paguajnë madje edhe norma negative të interesit në bankat e huaja? Sa prej këtyre 700 milion do të ishin mundur? A do të dëshironin bankat tona një marrëveshje të tillë?”-theksoi Nikolla Popovski, ish ministër i Financave.

Vendi në tregun ndërkombëtar të kapitalit ka dalë shtatë herë deri më tani. Periudha e kthimit të këtij Eurobondi 700 milion eurosh është gjashtë vjet. Norma e interesit është 3.6 dhe sipas llogaritjeve, shteti do të duhet të kthejë një normë totale të interesit prej 153 milion eurosh për gjashtë vjet.

Baby Boo