Ekspertët amerikanë kërkojnë rivendosjen e masave antiCovid


Omicron po çon në një rritje të frikshme të infektimeve më së shumti në New York dhe Pensilvani
Përhapja e variantit Omicron ka ndezur edhe më shumë frikën mes përhapjes së një vale të re të Covid-19. Aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani në total kanë regjistruar që nga fillimi i përhapjes së pandemisë 81.34 milionë raste të konfirmuara me koronavirus.

Po ashtu SHBA-ja mban rekord edhe për numër të lartë vdekjesh me gati 993 mijë. Ndërsa infeksionet COVID-19 po rriten përsëri në Shtetet e Bashkuara, ekspertët dhe zyrtarët shëndetësorë u bëjnë thirrje njerëzve të respektojnë masat, raporton The New York Times.

Pika portokalli u shfaq për herë të parë në hartën kombëtare të rrezikut të COVID-19 në SHBA në fillim të Prillit, duke shënuar tre qarqe në shtetin e Nju Jorkut si me nivele “të larta” të koronavirusit, i vetmi grup i tillë në vend. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë njerëzit në pikat e nxehta të mbajnë maska ​​në ambiente publike të brendshme për shkak të rritjes së rasteve.

Deri më tani administrata amerikane ka administruar 573 milionë doza vaksinash si mase paraprake për të luftuar një përhapje të radhës së Covid-19. Pensilvania dhe New Yorku deri më tani mbajnë vendet e para për numrin më të lartë të infektimeve të regjistruara gjatë kësaj jave. Zyrtarja e shëndetit publik Mary McFadden paralajmëroi se njerëzit ende duhet të jenë vigjilentë në mënyrën se si mbrojnë veten pasi pandemia ende nuk ka përfunduar./Klan News/

Baby Boo