Ekspertët amerikan, të thellohet bashkëpunimi gazetarë – gjykatës


Bashkëpunimi midis gazetarëve dhe gjykatësve është mënyra e vetme për të përforcuar transprencën dhe besimin në gjyqësi.

Gjykatësit duhet të jenë të kapshëm për gazetarët dhe regullisht ti informojnë ata për gjitha ndodhitë gjyqësore. Këto janë disa prej këshillave më të preferuara  të eksperteve amerikan gjyqësor për të përforcuar bashkëpunimin midis mediave dhe gjyqësitë.Keshtu per TVM2, vlerëson drejtoresha e zyrës për marrdhënie me publikun në Ministrinë e Drejtësisë në Vinskonsin-SHBA, Anne Shfarc.

“Përvojat më të mira nga SHBA, që ne treguam, është vendosja e një plani komunikimi, krijimi i një strategjie për vendosjen e këtij komunikimi. Është inkurajuese fakti që vecmë kanë filluar diskutimet dhe takimet mes gjykatësve dhe mediave, nuk e di se sa të rregullta duhet të jenë këto takime por e di se duhet të diskutohet dhe ajo që kanë filluar diskutimet, tregon se gazetarët mund të shpresojnë në rregullimin e mardhënies me gjykatat. Ne i inkurajojmë ata të diskutojnë rreth mediave sociale, ata mund të interesohen e të eksplorojnë Facebook-un apo Tuiterin. Nëse duam të dimë se kuzhvillohen diskutimet aktualisht, publiku i është drejtuar mediave sociale dhe mendoj se kjo është një hapësirë nga e cila gjykata duhet të drejtojë vëmendjen.” – tha drejtoresha e zyrës për marrdhënie me publikun në Ministrinë e Drejtësisë – SHBA, Anne Shfarc.

Në këtë drejtim poashtu i rëndësishëm është komunikimi i drejtëpërdrejt midis prokurorëve publik dhe gazetarëve gjatë proceseve hetimore, spepse prokurorët per shkaqe hetimore nuk japin detaje, ndërsa gazetarët zbulojnë rretha dhe burime  të reja të cilët mund të pengojnë hetimet e prokurorëve.

 

Ndihmës prokurori i SHBA-ve Kristofer Lajgël, thote se gazetarët edhe prokurorët duhet respektuar prezumcionin e pafajsisë dhe integritetin e hetimeve.

“Prezumcioni i pafajsisë, është  po aq i rëndësishëm në SHBA , sa është edhe këtu në Maqedoni.  dhe mendoj se është e rëndësishme që gazetarët të kuptojnë  këtë të drejtë të rëndësishme të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, njësoj si edhe të amerikanëve. Është po ashtu shumë e rëndësishme të mbrosh integritetin e hetimeve. Pra ka raste kur një prokuror e ka shumë të vështirë të flasë  me mediat. Mendoj se prokurori duhet të jetë i hapur me mediat sa herë që mundet por media duhet të kuptojë se ka edhe shumë të drejta të tjera të rëndësishme të njeriut, që e ndalojnë një prokuror të flasë sidomos në fazat e hershme të hetimeve.  Kështu mund të mbrohet prezumcioni i pafajsisë” – u shpreh Kristofer Lajgël, ndihmës prokuror publik nga SHBA.

Ambasada e Amerikës në Shkup intenzivisht punon në përafrimin e gjykatësve dhe prokurorëve me gazetarët  dhe bashkërisht përpiqen të gjejnë menyrën më të mirë për bashkëpunim të vazhdueshëm të ndërsjellë. Në këtë drejtim edhe Shoqata e gjykatësve organizon trajnime midis fellës së gjykatësve dhe gazetarëve.

Baby Boo